2 Shkurt, 2022 - 5:15 pm
Një portret i Princeshës Diana është shitur për më shumë se 200 mijë Dollarë.
Kjo pikturë ishte një studim i fytyrës së Dianës, e cila ishte përdorur për një portret të plotë dhe është vepra e rrallë e Nelson Shanks.
Ndërsa tregon princeshën me një “shprehje të menduar” të përfshirë në portretin e saj të plotë, fustani i i gjelbër më vonë u ndryshua në një bluzë të bardhë për projektin e fundit, më të madh, sipas shtëpisë së ankandeve “Sotheby”.
Diana, Shanks dhe gruaja e tij Leona u bënë miq të ngushtë. Në një letër të vitit 1994 drejtuar çiftit, Diana shkruante: “Më mungoni ti dhe Leona në Londër, pasi ardhja në studio ishte një strehë e sigurt, kaq plot mbështetje dhe dashuri”. Tre vjet pas dërgimit të asaj letre, Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris në moshën 36-vjeçare.
Shanks u ngarkua të krijonte një portret të plotë të Princeshës së ndjerë të Uellsit në fund të viteve ’90, e cila kërkonte disa seanca personalisht ku princesha u ul për më shumë se 35 orë. / KultPlus.com