13 Nëntor, 2018 - 3:00 pm
Në kuadër të edicionit të 8-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë artistike “PreFoto” i cili mbahet çdo vit në Preshevë, kësaj rradhe, para hapjes së ekspozitës dhe para ndarjes së çmimeve më 17 nëntor, PreFoto organizon tryezë diskutimi me temë: “Kultura si emancipim shoqëror”, shkruan KultPlus.
Tryeza e diskutimit mbahet në ambientet e Bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë, duke filluar nga ora 16:00.
Përmes kësaj tryeze, ”PreFoto” synon t’i promovojë paradigmat e reja që vlerësojnë kreativitetin e secilit dhe diversitetet kulturore, në shërbim të zhvillimit dhe emancipimit shoqëror, si përplotësim të aktiviteteve dhe politikave kulturore institucionale.
Folës në këtë tryezë do të jenë: Eroll Bilbani – Drejtor ekzekutiv i DokuFest, Luka Knezevic – Fotograf nga “Belgrade Raë”, tryeza do të moderohet nga: Belgzim Kamberi – kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut./ KultPlus.com