Presidenti i Bienales viziton Pavijonin e Kosovës

9 Maj, 2019 - 4:28 pm

Alberina Haxhijaj

Presidenti i Bienales së Venedikut, Paolo Baratta ka qenë i pranishëm sot në hapjen e Pavijonit të Kosovës. Ai vizitoiPavijonin e Kosovës dhe tha se është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e shteteve të reja pasi që kjo dëshmon se akoma ka besim në punën që bëhet në bienale. Alban Muja këtë vit prezanton Kosovën me projektin multimedial “Albumi familjar”, shkruan KultPlus.

Sot në hapjen e Pavijonit të Kosovës përveç ministrit të kulturës Kujtim Gashit, kryeparlamentarit Kadri Veselit , artistit Alban Muja dhe kuratorit Vincent Honore i pranishëm ishte edhe presidenti i Bienales Paolo Baratta. Ai tha se është nder që në mesin e shteteve që marrin pjesë është edhe Kosova.

“Është shumë mirë kur shtetet e reja marrin pjesë në Bienale pasi që kjo nënkupton që ata po besojnë në atë qe ne po bëjmë. Të ardhurit në Bienale nënkupton një gjë të vetme e ajo është se ne dëshirojmë që të bisedojmë përmes artit dhe jemi gati që ta bëjmë këtë, jemi gati që të pranojmë sfidën”, tha ai.

Artisti Alban Muja përmes “Albumit familjar” ka theksuar se dëshiron që të vë në pah historinë e Kosovës dhe luftën e fundit si një thirrje për të mos harruar atë që ka ndodhur por njëkohësisht edhe për të vënë në vëmendje gjendjen e refugjatëve tani./ KultPlus.com

Të ngjajshme