Presidenti Thaçi lë gjurmët e tij në pikturën “Lulëzimi”

8 Qershor, 2018 - 2:50 pm

Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar sot Muzeun e Kosovës dhe ka lënë gjurmët e tij në pikturën të cilën po e realizon artistja Ellen Frank në kuadër të projektit “Qytetet e Paqes”. Në këtë pikturë kanë lënë gjurmë po ashtu edhe personalitet të tjera të njohura në Kosovë, shkruan KultPlus.

Projekti drejtohet nga Ellen Frank, e cila ka formuar një konsorcium pune në partneritet me Muzeun e Kosovës, Trashëgiminë Kulturore pa Kufijë, Universitetin e Prishtinës dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Kjo pikturë monumentale është shndritur me 4 lloje të arit të çmueshëm duke përfshirë fletët e palladiumit për të festuar historinë 8000 vjeçare të rajonit. E krijuar me pjesëmarrjen e studentëve, artistëve, studiueseve, nga etni të ndryshme dhe nga 38-të komuna të ndryshme.

Prishtina: Lulëzimi, gjurmon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtij qyteti, me vijat më të holla të filigranit.
“Qytet e Paqes” i dedikohet fuqisë transformuese të artit, për të ndërtuar një kulturë të mirëkuptimit.
Qytetet e paqes nderojnë historinë dhe kulturën e qyteteve botërore që kanë përjetuar konflikte dhe trauma të mëdha. Shndërrimi i ankthit në bukuri, piktura me fletë ari thekson kuptueshmërinë si parakusht për paqen. Puna nuk është as e dhunshme as polemike, përkundrazi, Qytetet e Paqes inkurajon veprimin tonë nëpërmjet energjisë shpresëdhënëse duke festuar më të mirën e shpirtit njerëzor.

Piktura e Kosovës do të udhëtojë me 10 piktura të tjera në shtete të ndryshme botërore. Për të është arritur edhe një marrëveshje, që piktura të udhëtojë deri në fund të vitit në Kombet e Bashkuara në SHBA së bashku me dokumentarin (që do të bëhet gjatë 2 muajve)./ KultPlus.com

Të ngjajshme