18 Prill, 2019 - 10:03 am
Eventi i modës ‘Prishtina Fashion Nights 2019’, po shënon edicionin e katërmbëdhjetë me radhë.
Organizuar nga B Models dhe IB Events, ky event i modës ka nisur mbrëmë e do të vazhdojë edhe sonte për të shpalosur para publikut koleksionet Pranverë / Verë 2019.
Këto koleksione vijnë nga dizajnerë të shumtë e Shtëpi të Modës, shkruan KultPlus.
Mbrëmë është mbajtur “Teleset Fashion Nights”, për të vazhduar sonte më mbrëmjen e dytë “Swiss Cafe Fashion Nights”.
Dizajnerët të cilët do të prezantojnë sonte koleksionet e tyre janë: Enkelejda Shatri, Jehona Bunjaku, Avva, Fjolla Qela, Fitore Jaha, Diellza Salihu, Mad Empire, Piazza Italia, S//Sprint dhe Akademia Evolucion.
“Prishtina Fashion Nights 2017” do të mbahet sonte në Golden Imperial duke filluar nga ora 20:00. / KultPlus.com