8 Mars, 2021 - 9:00 pm
Një projekt arti gjatë kohës së karantinës, nga një djalosh 12-vjeçar ka mbledhur rreth 100 mijë euro për bamirësi, pasi 250 artistë e ndihmuan atë.
Noah, i cili vuan nga epilepsia dhe paraliza celebrale filloi të pikturionte në një karton në shtëpi para një viti.
Babai i tij e postoi në Instagram duke u kërkuar artistëve të përfundojnë pikturën, transmeton Demokracia.com.
Punimet u shfaqën në një galeri përpara se të dilnin në ankand për Bamirësinë e Spitaleve Colchester dhe Ipswich.
Jones u dërgoi artistëve sfondet që djali i tij krijoi, të cilët i përfunduan ato dhe i postuan përsëri.
Më shumë se 200 copë u ankanduan në eBay dhe u grumbulluan më shumë se 80 mijë euro.
Babai i Noahs, Nathan Jones tha se ata fillimisht kishin shpresuar të grumbullonin rreth 500 euro dhe ishin “absolutisht të habitur” nga shuma e mbledhur.
Ai tha se ishte mënyra perfekte për të falënderuar mjekët që kishin “luajtur një pjesë të madhe” në jetën e Noahs.
Artistë nga Mbretëria e Bashkuar, Kolumbia, Italia, Spanja, Franca, Suedia, Gjermania, SHBA dhe Australia të gjithë bashkëpunuan me Noahn në projekt.
Familja vendosi ta bënte artin në një libër, të quajtur ’Background Bob’, dhe vepra u ekspozua në galerinë Firstsite në Colchester.
Të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për bamirësi./ KultPlus.com