Projekti ideor për Muzeun Ibrahim Kodra në fazat finale të punës

1 Tetor, 2018 - 7:30 pm

Projekti ideor për Muzeun Ibrahim Kodra po përmblidhet. Fondacioni Kodra në këtë bashkëpunim me Komunën e Prishtinës ka pranuar propozimet që e rizbulojnë këtë hapësirë në një muze bashkëkohor, duke ruajtur vlerat e ndërtesës origjinale të ish-bibliotekës së qytetit.

Hapësira si muze i qytetit përveç ekspozitës së përhershme të veprave të Ibrahim Kodrës do të ketë edhe programin edukativ për fëmijë dhe të rinj si dhe programet rekreative dhe relaksuese.

Projekti është në fazat finale të punës, ka njoftuar drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova./KultPlus.com

Të ngjajshme