Promovimi i artit dhe veprave artizanale nëpërmjet “Takim dhe njoftim” me zanatlinjtë

22 Janar, 2019 - 10:30 am

Qendra për Art dhe Komunitet ‘Artpolis’ organizon promovimin e artit dhe artizanatit nëpërmjet “Takim dhe njoftim” me zanatlinjtë, gra dhe burra si pjesë e projektit “Promovimi i diversitetit kulturor dhe mirëkuptimi përmes artit dhe përfshirjes së të rinjve” i themeluar nga UNDP.

Kjo thirrje u dedikohet të rinjve/rejave të moshës 16-25 vjeç nga 4 komuna (Gjakova, Mitrovica e Veriut, Prishtina dhe Gjilani) të pasionuar për artin, zanatet dhe punimet e dorës së parë me zanatlinjtë e këtyre komunave të lartcekura.
Në çdo qytet, gjatë ditës pjesëmarrësit/et do të vizitojnë 3-4 zanatlinjtë , gra dhe burra. Zanatlinjtë të cilët do te vizitohen, i përkasin zanateve të mëposhtme si: këpucëtar, rrobaqepës, poçar, krijues të instrumenteve, xhamaprerësit, fotografët, stoli/punëdore.

Pas mbarimit të vizitave tek këta zanatlinjë, pjesëmarrësit do të ndajnë mendimet lidhur me vizitat dhe përvojën e tyre duke krijuar ese mbi mendimet, eksperiencën e tyre, si dhe ndikimin që kishte aktiviteti “Takim dhe Njoftim” në:

– Mësimin e gjërave të reja për etnitë e ndryshme;
– Njohjen dhe familjarizimin me procesin e prodhimit të veprave artizanale;
– Mësimin rreth historisë së ndonjë procesi të veçantë të punës së artizanatit;
– Ngritjen e vetëdijes mbi aktivitetet e përbashkëta që zanatlinjtë gra dhe burra i përdorin në procesin e prodhimit duke krijuar kështu një të përbashkët për grupe të ndryshme etnike.

Kriteret e përzgjedhjes:
– Aplikuesit/et duhet të jenë nga këto komuna (Gjakovë, Mitrovicë e Veriut, Prishtinë, Gjilan)
– Aplikuesit/et duhet të jenë 16 – 25 vjeç
– Motivimi – Duke u bazuar në pyetjen e mëposhtme: Pse jeni të interesuar që të jeni pjesë e këtyre aktiviteteve?

Aplikimi është i hapur deri më 31 janar, në ora 23:59. Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a do të kontaktohen. /KultPlus.com

Të ngjajshme