14 Qershor, 2019 - 3:00 pm
Frida Kahlo mund të jetë një nga fytyrat më të njohura në botën e artit, por si mund të tingëllonte zëri i saj?
Fotografi francez Giséle Freund dikur e përshkroi atë si “melodioz dhe të ngrohtë”, por në sajë të Bibliotekës Kombëtare të Tingujve të Meksikës, tani mund ta dimë me siguri.
Biblioteka ka zbuluar atë që ata besojnë se mund të jetë regjistrimi i parë i njohur i zërit të Kahlo-s, i marrë nga një episod i radios El Bachiller të vitit 1955, që u transmetua pas vdekjes së saj në vitin 1954. Episodi paraqiti një profil të bashkëshortit të artistes Kahlo, Diego Rivera. Në të, ajo lexon nga eseja e saj “Portreti i Diegos”, e cila është marrë nga katalogu i një ekspozite të vitit 1949 në Pallatin e Arteve të Bukura, për shënimin e 50 vjetorit të punës së Rivera.
“Ai është një fëmijë gjigant dhe i madh, me një fytyrë miqësore dhe një vështrim të trishtuar”, thotë ajo, e përkthyer nga Agence France-Presse.
“Sytë e tij të lartë, të errët, jashtëzakonisht inteligjentë dhe të mëdhenj rrallë qëndrojnë në vend. Ata pothuajse dalin nga bazat e tyre për shkak të qepallave të fryra dhe të dendura – si ato të një bretkose. Ata lejojnë shikimin e tij të kapë një fushë vizuale shumë të gjerë, sikur të ishin ndërtuar veçanërisht për një piktor të hapësirave të turmave të mëdha”
Është vlerësuar se regjistrimi është bërë në vitin 1953 ose 1954.
Në deklaratën për shtyp, sekretari i kulturës i Meksikës, Alejandra Frausto, tha se nëse është zëri i Kahlo-s – një pretendim që autoritetet vazhdojnë të hetojnë – ky mund të jetë regjistrimi i vetëm audio i artistes që ekziston.