2 Shkurt, 2021 - 10:29 pm
Më 17 shkurt, Kosova shënon 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Tashmë është zbuluar logo e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e punuar nga studentët e dizajnit grafik në Innovation Centre Kosovo (ICK).
“Ju prezantojmë logon e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës , të qëndisur nga studentët e dizajnit grafik në ICK, nën kujdesin e mjeshtrit Abdullah Hasani Honedon. Ju ftojmë ta përdorni dhe shpërndani me #Kosova13 ❤️”, thuhet në njoftimin e ICK-së.
Ndryshe, pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.
Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
-Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj. / KultPlus.com
Ju prezantojmë logon e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës 🇽🇰, të qendisur nga studentët e dizajnit grafik në ICK, nën…
Posted by Innovation Centre Kosovo on Tuesday, February 2, 2021