16 Tetor, 2019 - 4:45 pm
Artisti nga Gjakova Alkent Pozhegu, ka arritur një sukses të madh me mozaikun e tij të madh, të krijuar nga drithërat dhe duke përdorur një imazh të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan KultPlus.
Këtë arritje e ka bërë të ditur vet artisti Pozhegu në rrjetin e tij social në Facebook.
“Arrin edhe rekordi i tretë me radhë.
Pas punimit të mozaikut me kokrra me sipërfaqe prej 560 metra katror ku shfaqet portreti i presidentit amerikan Donald Tramp në maj të 2019-ës, arrin edhe konfirmimi zyrtar se ky record është regjistruar pranë Librit të Rekordeve Guinness” shkruan ai.
Për punimet e Pozhegut shkruajtën edhe mediet e njohur botërore, derisa kohë më parë ai realizojë edhe portretin e këngëtares Rita Ora. /KultPlus.com