6 Dhjetor, 2018 - 4:43 pm
Qëndresë Deda mbrëmë u zgjodh fituese e çmimit prestigjioz artistik ‘Artistët e së nesërmes 2018’.
Këtu mund ta gjeni fjalën e jurisë me rastin e shpalljes së fituesit.
Me 4 dhe 5 dhjetor, 2018 juria u mbledh në Prishtinë për të zgjedhur fituesin e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018. Ne jemi të ngazëllyer nga ekspozita dhe takimi me secilin finalist Qëndresë Deda, Altin Krasniqi dhe Dion Zeqiri për të diskutuar punën e tyre.
Ne ju kënaqëm tejmase ekspozitës në Klubin e Boksit dhe instalimin e punës së tyre, dhe mënyrën se si është krijuar hapësirë që secili artist t’i bëj idetë e veta të qarta. Ne kemi qenë të mahnitur nga përkushtimi i artistëve dhe si ata i kanë artikuluar ambiciet për punën e tyre. Ne kemi identifikuar një marredhënie të fuqishme mes kontekstit lokal të punës së secilit artist, për temën dhe materialin, dhe ka qenë inkurajuese për ne që të shohim se si artistët Kosovar gjithnjë e më shumë janë duke gjetur mënyra efektive për të tërheqë paralele nga përvoja personale dhe konteksi shoqëror dhe ekonomik.
Ne vlerësojmë hulumtimin e Altin Krasniqit të shitoreve private, si një hulumtim i posaqëm dhe në veçanti mënyrën si i ka tematizuar ato në pikturat e tij. Ne kemi qenë të mahnitur nga kritika e mprehtë e Dion Zeqirit në raport me kontekstin urban të Prishtinës, dhe mënyra në të cilën janë instaluar punimet e tij në Klubin e Boksit. Puna e Qëndresë Dedës është një ndërthurje e mrekullueshme, personale, poetike dhe analitike. Instalacioni i saj bindshëm kombinon në formë komplekse dhe precize imazhin, tekstin dhe materialet natyrore.
Në diskutimet e gjata dhe interesante, ne kemi konsideruar tre kandidatët me rradhë. Ne kemi shikuar punët e tyre në detaj, historinë e secilës praktikë, kemi konsideruar potencialin e punës së tyre, dhe se si kandidatët do të mund të përfitonin nga rezidenca në Nju Jork.
Juria falenderon Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizimin e çmimit dhe udhëzimin e mirë të jurisë përgjatë procesit. Në fund, ne jemi të lumtur që kemi arritur në një vendim unanim për fituesin.
Prandaj, kemi kënaqësinë të shpallim fituesin e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018 Qëndresë Deda, dhe i urojmë sukses në Nju Jork, dhe në të ardhmën. Ne dëshirojmë të përgëzojmë të gjithë finalistët këtë vit, dhe të inkurajojmë Altin Krasniqin, Dion Zeqirin dhe të gjithë artistët nën 35 vjeç që punojnë në Kosovë që të konsiderojnë aplikimin në edicionin e çmimit 2019.
Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi që të inkurajojmë institucionet publike dhe donatorë të tjerë privat që të rrisin mbështetjen për çmimin “Artistët e së nesërmes”, financiar dhe infrasturkturor. Çmimi mundëson qasjen më të madhe të shkëmbimit ndërkombëtar dhe zhvillimit kolektiv për artistë të rinj që punojnë në Kosovë sot.
Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018
Adrian Deva
Charles Esche
Erëmirë Krasniqi
Amanda Parmer
Jelena Vesić