10 Nëntor, 2018 - 10:58 am
Galeria Kombëtare e Kosovës ka reaguar sot pasi puna artistike e Eliza Hoxhës shumë afër këtij institucioni është vandalizuar.
Ky ka qenë sot edhe reagimi i GKK-së.
“Në synimet e GKK që të zgjerojë audiencën dhe ta sjellë artin tek qytetari, duke pasur për qëllim që ta ngritë nivelin e perceptimit publik ndaj artit dhe kulturës, patëm kënaqësinë që në kuadër të bienales “Muslim Mulliqi 2018” ta kemi instalacionin “Plisi Informativ” të artistes Eliza Hoxha. Dje pasdite ky instalacion u gjet në këtë gjendje. Apelojmë te qytetarët të parandalojnë incidente të tilla të cilat e shëmtojnë qytetin dhe shkatërrojnë vlerat kulturore të Kosovës!”. / KultPlus.com