25 Gusht, 2018 - 6:00 pm
Tashmë punimet për realizimin e muralit në pasazhin që gjendet në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë kanë përfunduar dhe hapësira ku janë kryer intervenimet ka marrë një pamje të re, shkruan KultPlus.
Autore e idesë për këtë intervenim artistik është Era Skivjani nxënëse e Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet të mbajtur në kuadër të projektit AktRural (RuralAct) – aktivizmi i të rinjve në zonat rurale të Kosovës dhe në këtë rast bashkëpunëtorë për realizim ishin edhe KVRL – Gjakovë.
Aktiviteti është financuar nga projekti “Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”/ KultPlus.com