3 Tetor, 2018 - 3:30 pm
Këtë të premte, me 5 tetor, në Prishtinë, hapet edicioni i tetë i REDO konferencës ndërkombëtare të dizajnit grafik. Përveç ligjëratave mbi dizajnin grafik, do të ketë edhe shfaqje filmash, librari, radio transmetim, bar dhe udhërrëfim në qytet.
Si çdo vit, konferenca do të lëvizë nga vendi në vend: Kino Armata (hapja, e premte), Shtypshkronjën Rilindja (shtune), dhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (të dielen). REDO mbahet nga data 5 deri më 7 tetor.
Prishtinën tani gjendet në listën e qendrave të rëndësishme të diskutimit të dizajnit grafik në skenën botërore dhe gjatë fundjavës pritet të vijnë mbi 300 studentë dhe profesionistë nga e mbarë bota, ku shumica janë nga shkollat dhe institucionet më me influencë në dizajn grafik.
Në edicionin e sivjetmë do të ligjërojnë: Jim Shaw (US), Marnie Weber (US), Jop van Bennekom (NL/UK), Daniela & Linda Dostalkova (CZ), Benjamin Thorel & Antonia Carrara (FR), Hammer (CH), Blerim Racaj (KOS/UK), Marietta Eugster (CH).
Programi i filmave do të shfaqet në Kino Armata dhe do të ketë repertor nga Jim Shaw dhe Marni Weber, që do të jenë të hapur për të gjithë.
Konferenca si gjithmonë organizohet në pika të ndryshme arkitektonike të qytetit, duke mundësuar për vizitorët e huaj përjetim të qytetit në mënyrë sa më të plotë. Edhe sivjet, për të theksuar edhe më tutje këtë komponentë të konferencës do të organizohet edhe një udhërrëfim në qytet, i cili organizohen nga Bekim Leka Ramku i KAF Kosovo Architecture Foundation. Udhërrëfimi nisë nga Hoteli Grand me datën 8 tetor në ora 14:30.
Komponente të reja të konferencës do të jenë radio transmetimi live që do të realizohet nga Ja Ja Ja Ne Ne Nee (NL) në Bibliotekën Kombëtare, dhe bari i hapur “Moonshine Monday” i organizuar nga Kimberley Cosmilla & Marcel Mrejen (FR). Libraria e përkohshme lëvizëse do të ofrojë libra unik të dizajnit grafik dhe udhëhiqet nga të After 8 Books (FR).
Programi i natës apo ndejave pas konferencës përfshinë: Para-hapja në SOMA (enjte, 4 tetor), Alush në Hamam Jazz Bar (premte, 5 tetor), Zgjim dhe Hana nga kolektivi “Angry Youth” dhe Jon Dujaka nga “Servis” në Klubin
REDO në edicionin e shtatë mbështetet nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fondacioni “Unë e Du Kosovën”, Culture for Change – Programi i Zyrës së BE në Prishtinë, që implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut, Ambasada e Holandës në Prishtinë, Swiss Arts Council Pro Helvetia. Partnerët: Kino Armata, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Kosovo Architecture Foundation (KAF).
Konferenca REDO është një ngjarje treditore në lëvizje që bashkon dizajnerët nga e gjithë bota të kontribuojnë në krijimin e diskursit rreth çështjeve dhe praktikave aktuale të dizajnit grafik. Përmes një serie diskutimesh, punëtorive, librarisë dhe udhërrëfimeve në qytet, REDO ofron mundësi që dizajnerët të bëhen bashkë në dhe përreth qytetit të Prishtinës./KultPlus.com