10 Tetor, 2020 - 2:28 pm
Piktori shqiptar, Rifat Gecaj, me veprimtari në Gjermani, së fundi ka bërë të ditur një ekspozim modest të pikturave të tij në Gjermani.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih gjithmonë ka dyert e hapura dhe është mbështetëse e fuqishme e artit dhe kulturës sonë si dhe ofron promovimin e këtyre vlerave në hapësirat e konsullatës.
Kësaj radhe në ambientet e konsullatës janë ekspozuar dhjetëra piktura të piktorit të mirënjohur nga Kosova, Rifat Gecaj, i cili jeton dhe zhvillon veprimtarinë e tij artistike në Mynih dhe pas shumë ekspozitave në galeritë e njohura të vendeve të ndryshme botërore, si në Amerikë, Itali, Gjermani etj., na nderoi me vizitën e tij në konsullatën tonë.
Në bashkëbisedim me Konsullin e Përgjithshëm, z. Afrim Nura, u theksua rëndësia e prezentimit të artit dhe kulturës si dhe krijuesve të shumtë nga Kosova në skenat artistike bavareze. /albinfo/ KultPlus.com