1 Shtator, 2024 - 6:30 pm
Ka nisur edicioni i gjashtë i Mural Fest Tirana, me pjesëmarrjen e artistëve nga 11 shtete të ndryshme të botës.
Një prej veprave të realizuara për këtë edicion është dhe përjetësimi i portretit të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, i ndarë para pak kohësh nga jeta. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foton e murales së realizuar në një pallat në këtë zonë, pranë ish-stacionit të Trenit.
“E gjeni dot se ku po realizohet kjo murale e mrekullueshme e Ismail Kadaresë në Tiranë?”, ka shkruar kryebashkiaku.
Vepra është realizuar nga piktori me famë ndërkombëtare Maximiliano Bagnasco.
Ky është edicioni i gjashtë i “Mural Fest” në Tiranë, organizuar nga drejtori i Agjencisë Dekor Tirana, Henril Çule dhe kurohet nga artisti Helidon Haliti.
Këtë vit tematika është “inteligjenca artificiale”, ndërsa pjesë e projektit janë 14 murale, teksa 80 % e artistëve janë vajza./ KultPlus.com