1 Maj, 2024 - 3:32 pm
Për gati 200 vjet, kjo pikturë ka qenë simboli i republikës franceze.
Piktura ‘Liria që udhëheq popullin”, e cila përshkruan një grua duke valvitur një flamur trengjyrësh dhe duke udhëhequr njerëzit e saj mbi trupat e të rënëve gjatë Revolucionit Francez të 1830-ës, kishte humbur ngjyrat e saj origjinale për shkak të kalimit të viteve.
Për këtë arsye ajo iu nënshtrua një restaurimi 6 mujor, ndërhyrja e së cilës ka përfunduar dhe është rikthyer sërish në muzeun e Luvrit.
“Kjo pikturë është një nga kryeveprat e mëdha që gjenden në muzeun e Luvrit, ndoshta e dyta më e famshëme pas Mona Lizës. Për shkak të kalimit të viteve piktura kishte humbur intensitetin e ngjyrave dhe detajet.”
Muzeu i Luvrit, më i madhi në botë, ka kryer rreth 200 restaurime që nga viti 2015, duke përfshirë shumë vepra të njohura./tvklan/KultPlus.com