7 Qershor, 2019 - 1:00 pm
Një robot humanoid do hapë ekspozitën e vet të artit në Oksford, duke përdorur një krah robotik dhe një kamerë të inkorporuar.
Roboti, i quajtur Ai-Da, pas matematikanes Ada Lovelace, thuhet të jetë robot i parë ultra realist, i aftë të vizatojë njerëzit duke përdorur syrin dhe një laps në dorë, sipas krijuesit të saj
Ekspozita e parë e Ai-Da’s, e emëruar ‘Unsecured Futures’, e cila hapet në Universitetin e Oksfordit më 12 qershor, do të shfaqë një përzgjedhje të punës së robotit, të zhvilluar duke përdorur proceset dhe algoritmet e inteligjencës artificiale.
Ekspozita do të përfshijë vizatimin, pikturën, skulpturën dhe video-artin, duke eksploruar kufijtë mes inteligjencës artificiale, teknologjisë dhe jetës organike.