6 Prill, 2018 - 5:49 pm
Sot në Sarajevë janë vendosur lule në vendet ku janë vrarë disa prej qytetarëve në rrethimin e Sarajevës.
Vit për vit, Lulet e Sarajevës organizohet nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Bosnje dhe Hercegovinë, për të përkujtuar të vrarët në rrethimin gati katër-vjeçar të kryeqytetit të Bosnjës.
5 prilli, dje, kujtohet si dita e vitit 1992 kur edhe nisi ky rrethim që do të përfundonte me vrasjen e rreth 10 mijë qytetarëve në Sarajevë.
Në këtë organizim marrin pjesë shoqëria civile dhe të gjithë ata që e dënojnë aktin e tmerrshëm që ndodhi para dy dekadave në Sarajevën e pafajshme.
Gjatë gjithë qytetit, shenja shpërthimi janë mbushur me rrëshirë të kuqe për të shënuar shpërthimet e llaçit që rezultuan në një ose më shumë vdekje. / KultPlus.com