20 Shtator, 2021 - 5:45 pm
Këto portrete që e kanë zanafillën që në vitet 80, modeli i parë për piktorin Zaim Elezi, në fillesa nuk i kishte menduar që të ekspozohen ndonjë herë. Shtrirja në kohë prej 47 vitesh i nxitur nga miqtë artistë dhe e bija , bën që ky koleskison të prezantohet në galerinë Fab edhe si një premtim për artistin.
“Unë e kam pikturuar nanën time për një arsye të thjeshtë, fillimisht ishte e vetmja që më duronte ta vizatoja dhe më vonë ishte një portret i jashtëzakonshëm për t’u pikturuar,” shprehet ai.
Dashuria për nënën dhe gjendjet e saj mes gëzimit apo trishtimit vjen me gjuhën e penelave e parë në dimensionin 360 gradë, ç’ka bën që punimet të tejkalojnë personalen
“Në këto mjedise unë i kam pas premtuar vetes se një ditë do të bëhem pikror dhe kam ardhur sot të tragoj jam bërë apo jo,” thotë ai.
Lidhja nënë- fëmijë, është një nga temat më të bukura dhe më tërheqëse në historinë e artit sipas kuratorit Sadik Spahija.
Autori nuk shfaqet asnjëherë me praninë e tij fizike, (përveç një rasti të sjellë enkas), duke e lënë personazhin në përditshmërinë e saj.
Zaim Elezi ka qenë gjithnjë pjesë e përhershme e ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare, nga fundi i viteve 80-të e në vazhdim, duke përmendur kështu ekspozitë personale, Zvicër, Francë ,Itali, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë etj. Ekspozita “Nana” qëndron e hapur për publikun deri më 30 shtator në “FAB”. /abcnews.al/KultPlus.com