Ruajtja e ilaçeve përmes artit

26 Gusht, 2019 - 1:00 pm

Një artiste ka zgjedhur artin si mjet për ta përshkruar ilaçin e shkurreve i cili është përdorur për shërim tradicional, shkruan ABC NEWS, transmeton KultPlus.

Në komunitetin e largët të territorit verior të Ampilatwatja, 300 kilometra në veri-lindje të Alice Springs, pikturat shfaqin recetat  që janë përdorur për mijëra vjet për shërim tradicional.

Kjo formë unike e artit indigjen ka shkaktuar bujë midis koleksionistëve ndërkombëtarë teksa menaxherja e Qendrës së Artit, Caroline Hunter, ka thënë se në vend që përmes pikturave ata t’i tregojnë ëndrrat e tyre, artistët nga Ampilatwatja kanë vendosur t’i pikturojnë këto ilaçe.

Ajo ka thënë se ky ka qenë një vendim që komuniteti ka marrë vite më parë, meqë ëndrrat shpesh janë shumë të shenjta për tu pikturuar dhe publikuar.

Ata pikturojnë imazhet ku kanë lindur gjyshërit e tyre, imazhet e tregimeve, imazhe të ndritshme, të bukura të këtyre bimëve shumë të fuqishme që tradicionalisht janë përdorur për shërim.

Puna e këtyre artistëve është duke u marrë shumë seriozisht. Ata kanë udhëtuar për këtë punë në Kanada, Francë, Gjermani dhe Itali. Ata kanë marrë mbështetje të madhe edhe në Amerikë nga koleksionistë të ndryshëm që duan ta shohin punën e tyre. /KultPlus.com

Të ngjajshme