Ky është Kompleksi Memorial “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999”

12 Shkurt, 2019 - 10:33 pm

Së shpejti pritet të ndërtohet Kompleksi Memorial “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999″, shumë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan KultPlus.

Autori i këtij kompleksi, Rrezeart Galica ka thënë se faza e krijimit të këtij kompleksi, obeliskut dhe muzeut ka qenë shumë e dhimbshme dhe emocionale për të.

“1370 fëmijë po i bëjmë me adresë dhe adresë kjo, që secili që do të parakalojë do ta ketë të pamundshme që të mos pyet, që të mos ndalet, që ta kapërcejë si diçka të parëndësishme. Përjetimi i secilit prej nesh para këtij monumenti që shpresojmë ta bëjmë realitet këtë vit është vërtetë emocional deri në kulm por që asnjëherë më nuk do t’i harrojmë këta fëmijë të Kosovës që ishin kurban të luftës dhe mëvetësisë së saj”, ka shkruar Galica.

Tutje, Galica ka thënë se shpreson që elementet përbërëse të kompleksit do të arrijnë të përcjellin emocion qoftë edhe kjo makete, duke shtuar se shpreson që më 20 nëntor 2019 në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (OKB) ta përurojmë bashkarisht në afërsi të aeroportit të Prishtinës./ KultPlus.com

Të ngjajshme