18 Nëntor, 2019 - 11:45 pm
Ankandi i artit në New York përfundoi me shitjen e pikturës së Willem de Kooning për 30.1 milionë dollarë, njoftoi Sotheby’s, transmeton KultPlus.
Shtëpia e ankandit tha se vepra ekspresioniste e vitit 1977 “Untitled XXII” nga artisti holandezo-amerikan është blerë nga një ofertues aziatik me çmimin më të lartë atë mbrëmje.
Veprat e Mark Rothko dhe Clyfford Still u shitën gjithashtu për më shumë se 20 milionë dollarë secila në ankandin në Sotheby’s ditë më parë, me çfarë janë arritur të ardhura prej 270.6 milionë dollarë, shkruan KOHA Ditore.
Shtëpia rivale e ankandit Christie’s tha se në ankandet që zgjatën një javë për veprat e shekullit të 20 gjithsej janë inkasuar të ardhura prej 683.3 milionë dollarë, gjë që është dukshëm më pak se 1 miliard dollarë sa ishin arritur në maj.
Ekspertët ia atribuojnë rënien e shitjeve pasigurisë për shkak të Brexitit dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2020, si dhe faktin se disa vepra ishin në ofertë gjatë sezonit të ankandeve gjysmëvjetore. /koha.net/ KultPlus.com