29 Qershor, 2018 - 12:30 pm
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë prezanton Shkollën Verore si Shkollë 2018 në Muzeun e Artit Bashkëkohor Metelkova, Lubljanë, përcjell KultPlus.
Prezantim dhe diskutim me: Albert Hetën, drejtor artistik i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë; Donjetë Murati, hulumtuese dhe koordinatore e programit në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Miran Mohar artist, anëtar i grupit artistik Irwin dhe bashkë-themelues i kolektivit artistik (NSK) Neue Slovenishe Kunst.
Prezantimi mbahet të premten me fillim nga ora 18:00 në Muzeun e Artit Bashkëkohor Metelkova, Lubjanë.
Muzeu i Artit Bashkëkohor Metelkova në Lubjanë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në prezantimin e programit të Shkolla Verore si Shkollë 2018 platformës ndërdisiplinore, edukative me qendër në Prishtinë.
Fillimisht e inspiruar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor ishte strukturuar në mes të viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, Shkolla Verore si Shkollë është e dizajnuar për të bashkuar dhe për të përhapur dijen dhe për të trajtuar sfidat e ditëve të sotme, duke zbatuar modele të reja dhe krijuar mundësi në arsimimin artistik dhe bashkëpunimin arsimor dhe artistik./ KultPlus.com