Shpallen tre finalistët e Çmimit ‘Artistët e së nesërmes’ 2018

21 Shtator, 2018 - 11:08 am

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë vendimin e jurisë për finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018.

Me 20 shtator 2018, juria e përbërë nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo, Jelena Vesić, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjeruese, Adrian Deva, artist dhe edukator arti dhe Amanda Parmer, drejtore e programit e Independent Curators International (ICI), Nju Jork, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018, përmes deklaratës më poshtë:

Juria ka qenë e ngazëllyer nga interesimi i treguar për çmimin dhe nga llojllojshmëria e qasjeve të ndryshme ndër aplikimet këtë vit. Anëtarët e jurisë të cilët kanë qenë pjesë e jurisë në vitin 2017 kanë vërejtur se ka pasë përmirësim në përgjithësi në kualitetin e punës artistike si dhe të propozimeve.

Anëtarët e jurisë me shumë ngazëllim kanë diskutuar propozimet, për tu kthyer tek një numër i aplikimeve disa herë, duke lëvizur ngadalë deri në vendimin përfundimtar.

Ne ishim të lumtur që ishim në gjendje për të ardhur në një vendim unanim, duke e vënë në pyetje njëri tjetërin dhe si ne i përgjigjemi punës të secilit kandidat, dhe duke ndarë vëzhgimet se çfarë mund të imagjinojmë se ata do të krijojnë për ekspozitën e çmimit dhe rezidencën në Nju Jork.

Në fund, ne kemi zgjedhur tre artist, punët e të cilëve mbulojnë një rrafsh të gjërë të praktikës artistike aktuale në Kosovë, duke përfshirë, pikturën, tekstin, instalacionin, grafikën dhe fotografinë. Punët ndajnë një interesim të përbashkët për marrëdhëniet mes kontekstit lokal dhe jetës bashkëkohore si dhe gjetjen e trajektores personale të procesimit të materialit dhe ambientit psikologjik të qyteteve kosovare.

Një intimitet gjendet në shumë prej punëve, ndërsa implikimet janë shpesh shoqërore dhe politike.

Të gjithë ne ndihemi që të tre artistët finalist do të përfitojnë nga ballafaqimi me sfidën e ekspozitës dhe të rezidencës në Nju Jork, dhe ne me padurim presim për të parë punën e tyre në ekspozitën në dhjetor, kur juria do të takohet në Prishtinë për të zgjedhur fituesin e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018. Juria dëshiron të falenderoj Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizimin e sesioneve aq mirë dhe për përkrahjen e treguar për ne gjatë tërë procesit.

Ne jemi shumë të kënaqur të shpallim që finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 janë Qëndresë Deda, Altin Krasniqi and Dion Zeqiri.

Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 do të shpallet me 5 dhjetor 2018 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2018. / KultPlus.com

Të ngjajshme