4 Qershor, 2021 - 4:58 pm
Nga Luljeta Peci
Fotografia në Shqipëri nisi vonë krahasuar me vendet e tjera, e për herë të parë Papa Jani Zengo filloi shkrepjen e fotografive nga shqiptarët, por kishte edhe pasues të tij.
Njëri ndër ta ishte edhe Thimi Raçi (1886-1966) i cili punoi kryesisht në vitet’20 dhe ’30 në fshatin Dardhë afër Korçës.
©commons
Raçi lindi në fshat ku ndoqi një shkollë greke, kurse në moshën 15-vjeçare emigroi në Rumani për punë, si shumë shqiptarë të atyre zonave. Pas kthimit në Shqipëri punoi teneqexhi në Korçë.
CBC radhit disa prej fotografive ikonike të këtij fotografi të hershëm shqiptar, që dha kontribut të madh në koleksionimin e imazheve me personazhe shqiptare.
©memorie.al
Mjeshtërinë e fotografit e mësoi nga Pero Kaçauni, i cili emigroi në Amerikë në vitin 1910, dhe i la Thimit të gjitha pajisjet e fotografimit. Një vit më vonë, në fshatin Dardhë kishte një dyqan me tabelën, “Thimi Raçi- teneqexhi dhe fotograf”.
©albanianphotography
Për sa u përket temave, fotografitë e Thimi Racit janë të zakonshme, kryesisht portrete familjesh, fëmijë, dasma dhe foto të ngjarjeve të fshatit, mirëpo në rast se mbahet parasysh se në gjithë Shqipërinë e asaj kohe kishte fotografë vetëm në Shkodër dhe në Korçë, mahnitemi nga kontributi i jashtëzakonshëm i Thimi Racit.
Vëzhguesi i kujdesshëm do të habitet gjithashtu për nivelin e lartë të mirëqenies, të progresit shoqëror dhe të ndikimit perëndimor që shfaqet në fotografitë e Dardhës, po të krahasohen me pjesën më të madhe të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, ende e varfër, e prapambetur dhe orientale në atë kohë.©pinterest
©pinterest. /cbc.al/ KultPlus.com