Shqiptarët e Parisit organizojnë mbrëmje për piktorin Omer Kaleshi

24 Mars, 2022 - 6:30 pm

Omer Kaleshi ka pak kohë që është larguar për në Stamboll duke i dhënë fund aventurës së tij parisiane dhe atelierit të tij të dashur. Edhe pse ne gjendje jo te mirë shëndetësore ai beson se shpejt do të filloje atje të ulet pranë kavaletit të tij dhe të pikturojë përsëri.

Me rastin e largimit të tij, në Maison d’Albanie do të organizohet një mbrëmje për të përkujtuar lidhjen e tij të fortë parisiane gjatë 60 vjetëve. Miq të shumtë francezë, shqiptarë, maqedonas e turq do të përkujtojnë çastet e bukura që kaluan me të në Paris.

“Do të prezantohet gjithashtu dhe libri “ Omer Kaleshi nga A në Z” i botuar nga ALBAS me ndihmën e Rita Petros. Njëkohësisht do të prezantohen dhe disa tablo të tij dhuruar miqve të tij parisianë si dhe pjese dokumentari mbi jetën e tij. Ju presim për të përshëndetur mikun tonë të dashur”, shkruan në postimin e tij në Facebook Luan Rama. / KultPlus.com

Të ngjajshme