15 Dhjetor, 2017 - 1:30 pm
Sapo është realizuar kampanja e fundit e brendit të njohur Dolce&Gabbana, për koleksionin pranverë-verë 2018, shkruan KultPlus.
Dhe pikërisht kjo kampanjë i është besuar shqiptarëve, pasi që për realizimin e këtyre fotografive, përpos fotografit shqiptar Endrit Mërtiri që i është besuar realizimi i fotografive, pjesë e kampanjës kanë qenë modelët shqiptarë.
Vetë Endrit Mërtiri ka njoftuar për këtë fotosesion. “Ia dola! Jam pjesë e reklamës së koleksionit pranverë-verë 2018 të Dolce&Gabbana! Shumë i lumtur të fotografoj fushatën e radhës, si gjithmonë me superstafin tim! Ju dua të gjithëve! Më të mirët!”, ka shkruar ai. Kurse pjesë e kampanjës së këtij brendi kanë qenë modelët: Alesia Noka, Meg Luka dhe këngëtari Alban Ramosaj. /KultPlus.com