Shtatorja e mbretëreshës Geraldinë, vepra e skulptorit hungarez që u përurua në Tiranë në 20-vjetorin e vdekjes

12 Shkurt, 2022 - 4:00 pm

Mbretëresha Geraldinë është përjetësuar nëpërmjet kësaj shtatoreje në Bulevadin Zogu I.

Këtu ajo shfaqet e veshur me fustan nusërie, duke qenë njëkohësisht një vajzë dhe konteshë hungareze në prag të të qenit mbretëresha e shqiptarëve duke simbolizuar edhe një pikëtakimi mes kulturave.

Armer Juka: Bashkia e Tiranës i bëri dhuratë qeverisë hungareze bustin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe ata na bënë dhuratën konteshën hungareze. Vepra është e realizuar nga një skulptor hungarez.

Kjo shtatore do të qëndrojë në bulevardin kryesor që pothuajse i kushtohet tërësisht familjes mbretërore. Me dy shtatoret mbretit Ahmet Zog dhe mbretëreshës Geraldinë.

Armer Juka: Kjo përkujtesë e Geraldinës, Mbretëreshës së shqiptarëve, vjen në 20-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta.

Kontesha u lind në Budapest më 6 gusht 1915. Më 27 prill të vitit 1938, ajo vuri kurorë me Mbretin Zog I, por do të largohej nga Shqipëria si Mbretëreshë vetëm një vit më pas, tek nisi pushtimi italian i vendit.

Pas 63 vitesh në mërgim ajo u kthye dhe ndërtoi jetën në Tiranë, duke lënë amanet të prehej përgjithmonë përkrah bashkëshortit të saj./ KultPlus.com

Të ngjajshme