10 Nëntor, 2022 - 7:00 pm
Muntaz Dhrami ka lindur në Gjirokastër në 10 nëntor 1936. Shkollën fillore dhe dy vjet të mesme i mbaroi në Gjirokastër.
Gjatë viteve 1953 – 1956 ndoqi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë ku dhe mbrojti diplomën.
Gjatë viteve 1956 – 1957 punoi si modelist në kooperativën e Porcelanit.
Gjatë viteve 1957 – 1961 vazhdoi studimet e larta për skulpturë në Akademinë e Artit në San-Peteburg (Rusi).
Në vitin 1961 mbrojti diplomën në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë me grupin monumental “Çerçiz Topulli” e “Mihal Grameno”.
Në periudhën e viteve 1961 – 1976 punoi si pedagog dhe si Dekan në Fakultetin e Arteve Figurative në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranê. Periodikisht shkëputet nga detyra si pedagog dhe punon si krijues i lirë në realizimin e disa monumentëve. Ai mban titullin “Skulptor i Popullit” (1978). /KultPlus.com