Skulptura impresionuese e shqiptarit në Ministrisë e Arsimit në Itali

26 Tetor, 2017 - 10:23 am

I riu shqiptar është zgjedhur si personazhi i vitit për një provincë italiane si Mungnano për një motiv tepër të veçantë.

Në fillim të vitit 19 vjeçari u vlerësua ndër fituesit të Bienales kombëtare të Liceve Artistike në Itali. I riu Sebastiano Miraka u prezantua me një punim të fytyrës së Marek Hamsik pasi është bërë një gol. Kjo vepër është e ekspozuar aktualisht në Ministrinë e Arsimit publik dhe Universitetit në Romë.

Vetë i riu e përshkruan kështu veprën e tij. “Skulptura lindi nga pasioni im për lojën e futbollit e menduar si një “ulërimë triumfi” për të gjithë djemtë e lindur në periferitë e botës që nuk dinë të ëndërrojnë një të ardhme pasi mendojnë se nuk e meritojnë. Shpresoj që puna ime të nxisë tek gjithsecili që e shikon entuziazmin e një fëmijë dhe ambicien e fituesit”.

Andrea Cipolletta këshilltar nderi për Arsimin Publik dhe Kulturën thotë se është shumë i kënaqur pasi Sebastiano ka qenë nxënës i tij. “Një nga nxënësit tonë ka këtë aftësi intuitive të nivelit të lartë. Vetë Sebastiano ka një histori të fuqishme dhe domethënëse që mishëron në mënyrë perfekte shpirtin dhe zemrën e studentëve tanë, që në të përditshmen përmirësojnë veten”.

Sabastiano Miraka është djalë i emigrantëve shqiptarë nga Gramshi të larguar prej shumë vitesh në Itali.

Ai ka qëllim të vazhdojë në artin e tij duke sjellë vepra edhe më të realizuara në të ardhmen. / KultPlus.com

Të ngjajshme