Skulpturat surrealiste të fshehura në xhunglën meksikane

14 Mars, 2021 - 9:50 pm

Në një hapësirë prej 20 hektarësh, në mes të xhunglave të harlisura tropikale, në Meksikë, gjenden disa skulptura betoni të pazakonta. Këto objekte, me kolona të deformuara dhe struktura të valëzuara të krijojnë idenë e një vepre artistike në një Galeri Arti.  

Ky është instalacioni “Las Pozas”, një labirint krijimesh prej betoni, skulpturash dhe shtigjesh, të ndërthurura me natyrën e pyjeve dhe ujëvarave që ka pranë. Krijimi është i artistit Edward James, një poet dhe artist britanik, i njohur për ndikimin e tij ndaj surrealistëve, Salvador Dalí dhe René Magritte. Ndërtimi u zhvillua midis viteve 1949 dhe 1984 dhe kostoja e ndërtimit ishte afërsisht 5 milionë dollarë. Për të paguar projektin e tij, James u detyrua të nxjerrë në ankand koleksionin e tij të gjerë të artit surrealist.

Artisti kaloi një kohë të gjatë të jetës së tij në “Las Pozas”, duke pushuar, shkruar poezi dhe duke u kujdesur për koleksionin e tij të bimëve dhe kafshëve ekzotike./a2/KultPlus.com

Të ngjajshme