19 Shtator, 2024 - 2:03 pm
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, sonte do të hapet ekspozita personale e Dren Maliqit “Dren Maliqi – SPÄTWERK“ e cila është e kuruar nga Catherine Nichols.
Kjo ekspozitë prezanton punë nga viti 2003 deri në vitin 2023. Duke përfshirë fotografi, video, piktura, instalacione, postera, pjesë të bazuara në tekste si dhe forma të ndryshme të praktikave pjesëmarrëse shoqërore, punët dëshmojnë vazhdimësitë dhe shkëputjet, periudhat e pjesëmarrjes dhe tërheqjes dhe mbi të gjitha tensionin ndërmjet mendimit dhe veprimit që e karakterizon punën e Maliqit.
Parapremiera për media dhe gazetarë mbahet nga ora 18:00 deri në 19:00./ KultPlus.com