Sot hapet ekspozita e artistit Avni Delvina

2 Nëntor, 2019 - 11:40 am

Sot në Teatrin Kombëtar në orën 17.30, hapet ekspozita personale e Avni Delvinës me titull “Notre Drame De Tiran”. Kjo ekspozitë ju dedikohet gjithë qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar prej gati dy vitesh.

“Që në fillimet e kësaj proteste, e kam mbështetur me krijimtarinë time me më shumë se 80 grafika të publikuara në rrjetet sociale e më tej. Me kërkesën dhe mbështetjen e tyre dhe të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, do të prezantoj rreth 40 grafika në ambientet e Teatrit Kombëtar”, shkruan Delvina.

Ai ka punuar rreth dy muaj intensivisht për realizimin e kësaj ekspozite, duke krijuar një sërë punimesh të reja enkas për Teatrin Kombëtar, si dhe duke ripunuar e transformuar disa punime të publikuara më parë.

“Falënderoj të gjithë miqtë dhe qëndrestarët e Teatrit Kombëtar që më nxitën në këtë aventurë artistike dhe shpirtërore. Një falënderim për mikun tim të shtrenjtë Arjan Bejko, për gjetjen e titullit të ekspozitës ‘Notre Drame De Tiran”, shkruan ai.
Organizatore e ekspozitës është jonë Adriana Kalaja, kurse fjala e hapjes dhe prezantimi i është besuar publicistit dhe studiuesi Jozef Radi. Kjo ekspozitë mbështetet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. /KultPlus.com

Të ngjajshme