3 Gusht, 2022 - 5:30 pm
Në Galeria e Ministrisë së Kulturës, sonte nga ora 19:00 hapet ekspozita “Vizatime n’letër” nga artistja Nurhan Qehaja, kuruar nga Majlinda Hoxha.
Një mbajtëse e flaktë ditarësh, Nurhan Qehaja është gjithmonë në praninë dhe shoqërinë e një fletoreje dhe stilolapsi. Ditarët e saj pamorë janë përplot me vizatime të shpërndara, por shumë sistematike, të rreshtave dhe frazave. Shenja sporadike dhe impulsive karakterizojnë këtë kanal modest estetik. Me një natyrë intime, ditarët e saj janë produkt i nevojës së saj obsesive për të shënuar kohën, bisedat dhe mendimet. Këta ditarë janë themeli i vizatimeve në letër.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 20 shtator 2022. / KultPlus.com