Sot hapet sot ekspozita me fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë

24 Tetor, 2024 - 9:01 am

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Bosnjë dhe Hercegovinës organizojnë sot hapjen e ekspozitës me fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës, më 1995.

Ekspozita do të mbahet në hotel “Swiss Diamond” në Prishtinë.

Ngjarja pritet të filloj nga ora 10:00.

Kjo ekspozitë është një nismë për të kujtuar masakrën dhe gjenocidin e Srebrenicës, një nga tragjeditë më të rënda të shekullit XX, ku më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe gjatë korrikut të vitit 1995.

Ekspozita do të paraqesë fotografi autentike që ilustrojnë dhimbjen dhe vuajtjet e viktimave, si dhe rrugëtimin e gjatë të kërkimit të drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit./Express/ KultPlus.com

FILE – This is a Thursday, July 11, 2013 file photo of a Bosnian woman as she cries near the coffin of her relative during a funeral ceremony at the memorial center in Potocari, near Srebrenica, 160 kms east of Sarajevo, Bosnia, Thursday, July 11, 2013. People from around Bosnia and abroad have begun arriving in Srebrenica Thursday to commemorate 18th anniversary of the 1995 massacre and rebury recently identified victims exhumed from mass graves. Hundreds of people lined Sarajevo’s main street on Wednesday July 9, 2014 to pay their respects as coffins carrying the remains of 175 victims of Europe’s worst massacre since World War II passed by. (AP Photo/Amel Emric, File)

Të ngjajshme