10 Prill, 2025 - 10:49 am
Sot do të bëhet hapja e ekspozitës personale të artistit Jetmir Idrizi të titulluar “Fuqia e dëshirës “, e kuruar nga Camille Cousin.
Kjo ekspozitë përmes një serie fotografish na zhyt në skenat vibrante të kulturës queer të São Paulos dhe Rio de Janeiros. Më shumë se vetëm një dëshmi, puna e tij fotografike shpalos territore të emancipimit ku festa dhe vetë-pohimi bëhen akte të rezistencës. Nga klubet e natës tek karnavalet, nga shfaqjet drag tek skenat e ballos, ai ndjek një hartë vizuale të dëshirës në lëvizje, një gjeografi intime dhe kolektive të lirisë.
Hapja e ekspozitës organizohet të enjten, me 10 prill, prej orës 19:00 deri në 21:00./ KultPlus.com