11 Prill, 2021 - 12:30 pm
Qeveria spanjolle ka bllokuar shitjen e një pikture disa orë pas ankandit, duke menduar se mund të ishte vepër e Caravaggios, mjeshtrit italian të dritëhijes.
“Piktura në vaj, e quajtur “Crown of Thorns”, deri më tani e konsideruar si puna e një piktori nga shkolla e José de Ribera, është deklaruar “e paeksportueshme” dhe nuk do të mund të largohet nga Spanja, si një masë paraprake”, thanë burimet qeveritare.
Një vendim i marrë në bazë të një raporti nga Muzeu Prado që thekson “prova të mjaftueshme dokumentare dhe stilistike” për ta konsideruar veprën si të Michelangelo Merisi da Caravaggio.
Sipas burimeve qeveritare, duke pasur parasysh “shpejtësinë e ngjarjeve, një studim i plotë teknik dhe shkencor do të jetë i nevojshëm tani për të përcaktuar, gjatë një debati akademik, nëse atribuimi si Caravaggio është vërtet i besueshëm”./ atsh / KultPlus.com