14 Maj, 2020 - 9:06 am
“Të shesim Mona Lizën, për të shpëtuar kulturën – propozimi i Francës. T’ia japim atë, për të paktën 50 miliardë euro, ndonjë princi arab”. Ideja u botua për herë të parë në revistën “Usbek & Rica” nga Stéphane Distinguin, themelues i kompanisë Fabernovel, e cila operon në fushën e konsulencës digjitale të inovacionit.
Propozimi për të shitur Mona Lizën
I intervistuar nga “Corriere della Sera”, sipas Distinguin, shitja e Xhokondës, në kohë krize për shkak të Koronavirusit, “mund të ishte një marrëveshje e mirë, nga pikëpamja ekonomike dhe kulturore”. Sipas Distinguin, pandemia dhe izolimi i ditëve të sotme na japin të drejtën të guxojmë. “Sektori ka arritur fundin, prapësimi i famshëm kulturor francez ka të ngjarë të thërrmohet, të vetmit që i kanë mjetet për të rezistuar dhe që mund t’ia dalin mbanë të reagojnë në një mënyrë a një tjetër janë gjigantët amerikanë, siç është Netflix”. Pra, propozimi i Distinguin, konsiston në shitjen e “xhevahirit të familjes” jo për të fituar para, por për t’i dhënë njëlloj limfe gjeneruese botës së kulturës franceze, të gjunjëzuar nga gjendja e jashtëzakonshme Koronavirus. “Le të shpëtojmë prej tij dhe t’i përdorim ato para për të menduar për të ardhmen e kulturës dhe artit”, – përfundon intervistën Distinguin.
Miti i Xhokondës
Për shekuj adhuruesit e artit janë hipnotizuar nga pyetjet rreth gjendjes mendore të subjektit. Debate dhe studime të panumërta kanë krijuar teori të shumta konkurruese në lidhje me kuptimin e jetës. Propozimi për shitje i Xhokondës, nuk është tjetër veçse karta e fundit në një seri peripecish, që janë qendërzuar në veprën e famshme të Leonardo da Vinçit në qendër. Pikë së pari, ka të bëjë me polemikat diplomatike midis Italisë dhe Francës, në lidhje me vendndodhjen e duhur të kryeveprës. Të shumtë janë ata që gabimisht besojnë se Mona Liza u soll në Luvër nga Napoloni. Mirëpo, në të vërtetë ajo u dërgua atje nga vetë Leonardo, duke e shpënë në Francë dhe për të cilën mbreti Françesko I, i pagoi 4 mijë skuda ari (dy vjet të pagës së Leonardos). Një tjetër debat i përjetshëm ka të bëjë me interpretimin e shprehjes së fytyrës së Mona Lizës. Po ta ndajmë fytyrën e Mona Lizës në gjysmë, mund të merren dy shprehje të ndryshme. gjysma e majtë e fytyrës duket më serioze dhe me një moshë pak më të vjetër se ana e djathtë, e cila na shfaqet më rinore dhe më e qeshur./konica.al/ KultPlus.com