11 Gusht, 2020 - 11:03 am
Stili i veshjes në vitet 1950 është padyshim një nga më me shumë ngjyra. Moda në këtë periudhë pasqyroi lumturinë e njerëzve pas përfundimit të Luftës së II Botërore.
Femrat e viteve ’50 visheshin plot sharm dhe klas. Për më tepër hidhuni një sy dizajnëve të veshjeve që janë plot shije.
Vitet ‘50 ishin karakterizuar si një kohë mirëqenie dhe evolucioni teknologjik. U zhvillua shumë prodhimi i materialeve të reja që përbëheshin nga fibra sintetike. Prodhimi i këtyre fibrave e bëri njeriun më të pavarur nga natyra.
Gjithashtu u rrit shumë gama e asortimenteve, u përmirësuan disa veti të prodhimeve tekstile, si qëndrueshmëria, hollësia, ngjyrimi, stampimi etj. Futja e fibrave kimike kishte leverdi të madhe ekonomike, prodhimet e tyre ishin me kosto të ulët krahasuar me shumë prodhime të prodhuara me fibra natyrore.
Si rezultat i krijimit të fabrikave të ndryshme gruaja doli nga shtëpia dhe u bë më e pavarur dhe më e pasur, duke u realizuar në shoqëri dhe jashtë familjes/Shqip/ KultPlus.com