30 Maj, 2019 - 8:33 pm
Arti Mural po përhapet gjithmonë e më shumë dhe këtë rradhë është qyteti i Patosit ai që ka mirpritur Festivalin ndërkombëtar “ Street Art”.
Prej ditesh, dhjetë artistë të njohur ndërkombëtare kanë nisur punën e pikturimit ne 6 pallate. Kuratori Elidon Haliti e shikon nismën si një vlerë të shtuar për qytetin.
Këtë herë artistët do të sjellin punime që vec fantazisë së tyre do ti prshataten urbanistikës, e do të ruajnë simbolikën e qytetit.
Ky festival do të vazhdojë deri me 2 qershior në Patos, ndërsa një tjeter I tillë kushtuar artit mural do të nisë në fundjavë në Tranë me artitë të huaj.