26 Janar, 2020 - 6:46 pm
“Ta quash Irving Penn fotograf mode është të paragjykosh një nga artistët më kompleks dhe më intrigues të gjysmës së fundit të këtij shekulli,” kritiku dhe historiani Andy Grundberg, shkruante në The New Yor Times, në vitin 1991.
Sigurisht se Penn kontribuoi në Vogue për më shumë se gjashtë dekada dhe portretet parisiene të modës së lartë dhe elitës kulturore, Truman Capote, Picasso dhe Colette, janë të paharrueshëm, por disa nga veprat e tij të vitit 1938, janë thjesht vepra arti.
Në këto vepra Penn, mënjanon njerëzit dhe objektet, nga punëtorët tek çamçakëzët në rrugë dhe cigaret, ashtu siç bënte me Didion ose Dalin. Secila nga fotot e tij ishte e kompozuar në balancë me ditën e hijet, në mënyrë shumë precize. Kur Penn startoi të eksperimentonte me shtypin platinum në mesin e viteve të 60-ta, një teknikë që kërkonte përdorimin e brushës në vendosjen e solucionit metalik në mënyrë manuale, Penn arriti një nivel tjetër të perfeksionit. Rezultati dhe procesi ishte më shumë si një pikturë sesa print. “Të gjitha skajet e mrekullueshme dhe kompozicioni perfekt, cilësia dhe ngjyrat e thella, ishin zilia e secilit fotograf. “ shkruante Adam Gopnik në The New Yorker në vitin 2009, shkruan gazeta Flatra.
Penn edhe sot mbetet një nga artistët e fotografët më të lakmuar të të gjitha kohërave, duke frymëzuar dhe ndikuar në punën e artistëve nga e mbarë bota. Disa nga veprat e tij që nuk futet në rangun e modës por që janë konsideruar si art pamor e kontemporan, janë veprat siç është Small Trades; derisa punonte në Nju Jork, Londër e Paris për reviste Vogue, Penn fotografoi njerëz të ndryshëm nga klasa punëtore, diku në mes viteve 1950 dhe 1951. Ai fotografoi kasapë, peshkatarë, oxhakfshirësit, zakonisht njerëz që punonin në tregun e vogël të asaj periudhe dhe nuk tërhiqnin vëmendjen e të tjerëve. Penn iu rikthye veprës Small Trade me disa shkrepje të tjera, të cilat sot jan ëpjesë e këtij koleksioni të mrekullueshëm . “Drita e përdorur në fotografitë bardh e zi i bënte ata të dukeshin si skulptura”, e kishte përshkruar koleksionin San Francisko Chronicle. Një vepër arti, e cila edhe sot mbetet një nga koleksionet më të veçanta të fotografisë e në veçanti të atyre bardh e zi.