19 Qershor, 2023 - 12:20 pm
Tavolina e shtëpisë së Ferdonije Qerkezit është e zbrazët tash e 24 vite. Më datë 26 Qershor ju mund ti bashkoheni tavolinës me zonjën Ferdonije Qerkezi.
Dhoma origjinale e ndejës së shtëpisë Qerkezi është lëvizur në Qendra e Artit Agimi (ish-Kinema Agimi) “Bajram Curri” në Tiranë, dhe do të pret mysafirë nga 26 Qershor deri më 31 Qershor.
Lajmin e ka bërë të ditur Artan Korenica, realizuesi i këtij projekti.
Burri dhe katër djemtë e Ferdonijes janë rrëmbyer me dhunë nga forcat serbe në vitin 1999.
“Me përkrahjen e bashkisë së Tiranës , projekti Pritja do të hapet më datë 26 Qershor, ora 19:00. KultPlus.com