14 Tetor, 2018 - 7:20 pm
Ai është fotografi Peter Zelewski, i lindur në Detroit dhe që jeton në Londër. Karrierën e tij e ka ndërtuar përmes fotove të rrugës.
Katër vjet më parë ai iu kushtua fotove portret të binjakëve.
“Si një fotograf portretesh dhe si një qenie njerëzore, unë kam qenë gjithmonë i hipnotizuar nga binjakët, për atë lidhjen e pabesueshme që dëgjojmë”, thotë ai.
Peter Zelewski thotë se nuk ishte menduar kurrë si një projekt i plotë, por “sapo mora portretin e grupeve të para të binjakëve, varësia ishte e madhe dhe nuk kishte kthim prapa”, shkruan the guardian, transmeton gazeta dita.
Libri i radhës i Zelewskit, Binjakët (4 tetor, Hoxton Mini Press, £ 16.95), përmban imazhet dhe tregimet e 44 grupeve me binjakë identikë.
Projekti është kryesisht vizual, thotë ai: “Nuk është një projekt dokumentar apo shkencor, qëllimi im kryesor ishte të bëja foto me një fuqi të madhe emocionale për njerëzit”.
Violeta dhe Irina
25 vjeç, Irina është 1 minutë më e madhe.
“Ishte me të vërtetë e rëndësishme që prindërit të miratonin bashkëshortin, por po aq i rëndësishëm ishte dhe miratimi i Irinës. Martesa do të jetë hera e parë që ne do të ndahemi. Do të jetë një tranzicion shumë i çuditshëm”.
Joao dhe Edmundo
23 vjeç, Joao është 10 minuta më i madh.
“Prindërit tanë kanë lindur në Portugali ndërsa ne kemi lindur në jug të Francës dhe kemi kaluar shumicën e jetës sonë atje. Tani Anglia është shtëpia jonë”.
Samantha dhe Casilda
19 vjeç, Samantha është 30 minuta më e madhe.
‘Ne të dy i duam të gjitha llojet e ushqimit – indian, kinez, meksikan, çfarëdo. Ne kemi pothuajse të njëjtat shije, përveçse kur bëhet fjalë për bizele. Unë mendoj se ne nuk mund të pajtohemi për gjithçka”.
Dawn dhe Heather
18 vjeç, Dawn është 26 minuta më e madhe.
“Mbaj mend në lojën tonë të shkollës fillore, ne u përzgjodhëm të luanim rolin e dy binjakëve të çmendur të quajtur Axel dhe Throttle që jetonin në një vilë të bërë nga karamele. Më dukej interesante se si personazhet më komike ishin binjakë. Ishte e pashmangshme zgjedhja për t’i luajtur ne ato”.
Julia dhe Sophie
6 vjeç, Sophie është 20 minuta më e madhe.
“Ne po ndryshojmë gjithmonë dëshirat tona për atë që duam të bëhemi kur rritemi. Unë e dua artin, gjithmonë vizatoj dhe do të doja të isha një karikaturiste e famshme. Sophie i do kafshët dhe ëndërron të bëhet një rojtare pylli. Gjëja më e rëndësishme për ne është që gjithmonë të ndihmojmë të tjerët”.
Devontay dhe Dijon
23 vjeç, Devontay është 1 minutë më i madh.
“Ne na pëlqen që jemi binjakë. E vetmja pengesë është se kur jemi larg, miqtë shpesh gabimisht i afrohen binjakëve “të tjerë”, gjë që bëhet vërtet e turpshme kur nuk e ke idenë se kush janë ata”.
Vår dhe Ronja
22 vjeç, Ronja është 3 minuta më e madhe.
“Mos te pasurit e njëra-tjetrës është diçka që nuk na pëlqen ta mendojmë. Kjo është shumë e frikshme. Vetëm ata që janë binjakë, do të jeni në gjendje ta kuptojnë marrëdhënien e ngushtë që ndajmë. Ne jemi shoqe shpirti, miket më të mirë dhe e duam njëra-tjetrën më shumë se kushdo tjetër”.
Polly dhe Sophie
31 vjeç, Sophie është 30 sekonda më e madhe.
“Ne mund të zhbllokojmë iPhone-in e njëra-tjetrës, sepse ne kemi shenja gishtash gati identike. Ne jemi një racë e rrallë e binjakëve identikë të quajtur “binjakët monozigotikë” dhe kemi një ADN pothuajse të padallueshme. Ne do të ishim një makth i madh për ekspertët e mjekësisë ligjore”.
Lilibet dhe Litiana
8 vjeç, Lilibet është 3 minuta më e madhe.
‘Mamaja jonë na tha se kur lindëm, na vendosën në një shtrat të vogël në spital, pranë njëra-tjetrëst. Ndërkohë që Lilibet po ndërrohej, u zgjova dhe kuptova se ajo nuk ishte pranë meje. Fillova të qaja dhe mamaja e vuri shpejt Lilibet pranë meje dhe unë pushova”.
Wendy dhe Gaye
56 vjeç, Wendy është 4 minuta më e madhe.
“Unë jam dominuese në marrëdhënien tonë, ndërsa Gaye më ndjek. Ajo më zemëron ndonjëherë, por në fund të ditës ajo është shoqja ime më e mirë, e vetmja që mund të më kuptojë”.