“Të huajt” rikthen piktorin Karanxha në Tiranë

4 Tetor, 2021 - 9:01 am

“Të huajt” risjell për herë të tretë në Tiranë, piktorin korçar Roland Karanxha. Në një ekspozitë në Muzeun Historik, Karanxha synon të sjellë risi përmes portreteve aspak të zakonta.

“Në këtë ekspozitë si jo herë të tjera, se kjo është ekspozita e tretë, më shumë prioritet u kam dhënë shtresës sociale që ka arritur në pikën e degradimit, në pikën e mbijetesës. Duke parë realitetin e trishtë të tyre u detyrova t’u jap më shumë hapësirë në hapësirën time”.

Ajo pjesë e shoqërisë e cila ka më pak vëmendje, piktori korçar kërkon t’u japë më shumë zë përmes pikturave.

“Janë personazhe nga jeta reale, ata që shohim duke lypur, duke vuajtur, duke u lutur dhe duke u falur. Synoj t’u jap zë më tepër për të ndihmuar këtë shtresë në nevojë që sa vjen dhe po shtohet”.

Në këtë ekspozitë piktori Roland Karanxha përfaqësohet edhe me punime, të cilat sjellin për të gjithë artdashësit peizazhet, portretet, natyrat e qeta dhe të gjitha eksplorimet e tij, që ka bërë në qytete të ndryshme të Shqipërisë./KultPlus.com

Të ngjajshme