Të shtunën në GKK, artistet gra gjatë rezistencës së viteve të 90-ta në Kosovë

21 Shkurt, 2019 - 6:20 pm

“Artistet gra gjatë rezistencës së viteve të 90-ta në Kosovë”, debati i katërt me radhë, në lidhje me ekspozitën “Burrneshat” dhe çështjet sociale që ajo prek.

Edhe ky debat si debatet e tjera, do të moderohet nga Zana Hoxha Krasniqi, e cila do të ndajë përvojën e saj me Artpolisin, e njohur për organizimin e disa edicioneve të festivalit FEMART.

Paneliste do të jenë: Blerta Zeqiri, Igballe Rogova, Safete Rogova, Zake
Prelvukaj. Më 23 shkurt nga ora 12:00.

Më shumë informata lidhur me ekspozitën: kosovo.britishcouncil.org/programmes/arts/perceptions/ KultPlus.com

https://web.facebook.com/events/2262226564042733/

Të ngjajshme