2 Mars, 2024 - 8:32 pm
Flonja Haxhaj
Në një përzierje të rrallë mes artit, tekstilit dhe historisë, mbrëmjen e së enjtes, në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita “Ngjarja e një fijeje’, e kuruar nga Inka Gressel, Susanne Ëeiß dhe Hana Halilaj, shkruan KultPlus.
Ekspozita lëvizese e cila shfaqet për herë të tetë në një vend tjetër dhe për herë të parë në Kosovë ka për qëllim që të reflektojë mbi rëndësinë kulturore dhe estetike të ekstilit. Ajo po ashtu është një narrativë e re që reklekton mbi rëndësinë e tekstilit në krijimin e dialogjeve të reja ndërmjet njerëzve të kulturave të ndryshme.
Si në çdo vend tjetër, edhe në Kosovë, ekspozita ‘Ngjarja e një fijeje’, ka bashkëpunuar me artistët lokalë, në mënyrë që të krijojë më shumë komunikim ndërmjet ekspozitës dhe skenën artistike-kulturore në Kosovë.
Kuratorja e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Hana Halilaj, tha në hapje se kjo është një ekspozitë lëvizëse dhe në secilin vend bashkëpunojnë edhe me artistët lokalë.
“Ekspozita është një ekspozitë shëtitëse dhe ideja e konceptit të ekspozitës është që në çdo lokacion në të cilin ekspozita udhëton, artistët bazë nga koleksioni IFA atëherë janë të vënë në bashkëbisedim me artistë të tjerë lokalë e ndërkombëtarë për të sjellë tregime dhe për të inicuar dialogje të reja. Në Galerinë Kombëtare, artistët dhe disa nga pionerët me punën me mediumin e tekstilit dhe këtë teknikë të artit janë të prezantuar Valbona Zherka, Mateo Rudiqi dhe Blerim Lusha. Kurse artistët Gunes Terkol, Silvi Naçe, Fahrije Mehmeti dhe Barbara Prenka adresojnë me punën e tyre tematikat e kujdesit dhe mbrojtjes ndaj komuniteteve. Artistët Gani Riza, Driton Selmani dhe David Harved me punën e tyre adresojnë tematikën e shpërnguljes”, theksoi Halilaj.
Më pas, fjalën e mori Susanne Ëeiß, kuratore e kësaj ekspozite e cila, pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, u shpreh se që nga Manifesta, ajo ka krijuar shumë miq në Kosovë.
“Ne erdhëm për herë të parë në shtator për të filluar bashkëpunimin tonë me Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe takuam një pjesë të vogël të skenës artistik, të cilët ishin inspirues dhe mund të them të them se kjo ëstë ekspozita e tetë që kjo ekspozitë lëvizëse bën, dhe më duhet të them se ky bashkëpunim në Prishtinë ishte i mrekullueshëm dhe inspirues’, tha Susanne Ëeiß, në fjalimin e saj.
Më pas, fjalën e mori dhe kuratorja Inka Gressel, e cila tha se kjo ekspozitë, ka për qëllim që nëpërmjet tekstilit të krijojë dialogje të reja me pjesëmarrësit e vendit ku prezantohet.
“Në këtë ekspozitë ju do të gjeni dialogje të reja , sepse kjo është shumë e rëndësishme për neve në këtë ekspozitë. Në këtë ekspozitë ju do të shihni pu nime të realizuara nga artistë që jetojnë në Gjermani mirëpo që vijnë nga kultura të ndryshme”, tha Inka Gressel, e cila më tutje u shpreh që tekstilet që janë të paraqitura në këtë ekspozitë do të jenë një mundësi që të krijohen dialogje të reja ndërmjet njerëzve nga kultura të ndryshme.
I pranishëm në hapjen e ekspozitës ka qenë Christian Böttcher, përfaqësues i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë. Ai u shpreh se kjo ekspozitë është tejet e veçantë, marrë parasysh faktin që flet për tekstilin, një çështje që është gjithmonë në mesin tonë.
“Çdokush mund të japë mendimin e tij kur vjen fjala për tekstilin dhe materialet.Tekstilet, materialet janë me ne, brenda nesh, rreth nesh, çdo ditë gjithmonë. Nuk ka të bëjë veç me veshjen, por me tekstilit që ëstë pothuajse gjithkund. E përdorim atë si një temë komunikimi. Ky komunikim është modern dhe tradicional në të njëjtën kohë”, tha Bottcher.
Ndërkaq, ekspozita ‘Ngjarja e një fijeje’ do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare deri më 28 prill./KultPlus.com