“Tenda e takimit e një oborri”, ekspozita e radhës në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

21 Shkurt, 2023 - 5:09 pm

Galeria e Ministrisë së Kulturës është në përgatitjet e fundit për  hapjen e ekspozitës “Tenda e takimit e një oborri” si bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, kuruar nga Luçjan Bedeni, të enjten me 23 shkurt 2023 në ora 19:00, shkruan KultPlus. 

“Këto fotografi e të tjera si këto ma kanë përforcue idenë se periudha e parë e zhvillimit të fotografisë nga Pietro Marubbi ka të bajë me angazhimin e tij për të fotografue njerëz, të cilët ai i merrte nga rruga dhe i përdorte si modele, tue i kthye në kartolina, të cilat mandej i tregtonte.  Negativat e fotografive të kabinet-kartave që ndodhen në arkivin e Muzeut Marubi, si dhe zbulimi i kabinet-kartave në arkivin e bibliotekës së universitetit të Stambollit janë një dëshmi me vlerë që dokumenton të gjithë procesin e fotografimit, të shtypit të kabinet-kartave e deri tek ngjyrosja e disave prej tyne. Këta imazhe janë të parat fotografi që shpërfaqin një Shqipni, e cila deri në vitet ’70 të shek. XIX ishte krejt e panjohun për të huejt. Këto fotografi të Marubbi-t do të përhapeshin në masë nga litografët vjenezë, të cilët i shtypën tue i kthye ato në karta postale ose, sikurse i njohim na, në kartolina kujtimi me mbishkrimin Souvenir de Scutari d’ Albanie.”

Pjesë nga teza e doktoraturës me titull: 

“Pietro Marubbi dhe themelimi i të parës studio fotografike në Shqipëri”.

Luçjan Bedeni, 2021

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 1 prill 2023./ KultPlus.com

Të ngjajshme