24 Tetor, 2017 - 9:39 pm
Në një ankand janë shitur për gjithsej 1.32 milionë euro dorëshkrimet e Ajnshtajnit.
Dy dorëshkrime shkencore, që quhen edhe si sekreti i lumturisë së Ajnshtajnit, në fillim u mendua se do të shiteshin jo më shumë se 10 mijë euro, shkruan KultPlus.
Dorëshkrimi është i vitit 1922 ndërsa në mes tjerash, Ajnshtajn shkruan se suksesi i lumturisë është një jetë e qetë, dhe jo një jetë pa pushim dhe në kërkim të suksesit.
Roni Grosz, përgjegjës i arkivit më të madh për Ajnshtajnin në Universitetin Hebre në Jerusalem, tregon se këto dokumente nuk kanë vlerë të madhe shkencore por tregojnë shumë për gjendjen emocionale dhe mendimet e Ajnshntajnit.
Albert Einstein ishte një fizikant i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë. Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e “fizikës teorike”.
Gjithashtu Albert Ajnshtajn njihet si njeriu më i mençur në botë dhe gjeniu i shekullit XXI.
Ajnshtajni vdiq në Princeton, New Jersey, SHBA më 18 prill, 1955, në moshën 76 vjeçare. / KultPlus.com